Xi Jinping-u zhvillon bisedime me presidenten honduriane

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi të hënën në Pekin bisedime me presidenten e Hondurasit Iris Xiomara Castro Sarmiento.

Duke vënë në dukje se presidentja Xiomara Castro është kreu i parë i shtetit i Hondurasit që bën një vizitë shtetërore në Kinë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve në mars, Xi i shprehu mikpritjen e ngrohtë znj. Castro dhe tha se vizita e saj ka një domethënie të veçantë, pasi hap një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Kinës e Hondurasit. 

Ai e përgëzoi znj. Xiomara Castro, presidentja e parë femër në historinë e Hondurasit, që e ka udhëhequr popullin drejt një rruge të pavarur të zhvillimit kombëtar, duke çmuar vullnetin e saj të palëkundur politik, siç u dëshmua nga vendimi historik që mori ajo duke përmbushur premtimin e bërë gjatë fushatës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kinën.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Xi gjithashtu vlerësoi lart rolin aktiv që bashkëshorti i Castro-s, ish-presidenti Manuel Zelaya, ka luajtur në këtë çështje, duke shtuar se kontributi i tyre për marrëdhëniet Kinë-Honduras do të hyjë në histori.

Duke nënvizuar rëndësinë e tanishme dhe afatgjatë të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, presidenti kinez tha se lidhjet dypalëshe kanë njohur një fillim të mirë e të shpejtë dhe kanë gjallëri të madhe e të ardhme premtuese.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Xi vuri në dukje që javën e kaluar u përurua zyrtarisht ambasada kineze në Honduras, duke shtuar që dërgimi i anëtarëve të lartë të qeverisë në ceremoninë e përurimit nga presidentja Xiomara Castro tregon rëndësinë e madhe që u jep ajo marrëdhënieve Kinë-Honduras.