Xi Jinping-u i çon mesazh urimi presidentit të Koresë së Jugut
Të dielën presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi mesazh urimi homologut të tij jugkorean Moon Jae-in me rastin e 73-vjetorit të krijimit të qeverisë së Koresë së Jugut.
Xi Jinping-u theksoi në mesazhin e tij të urimit se Kina dhe Koreja e Jugut janë vende fqinje të rëndësishme e miqësore dhe marrëdhëniet dypalëshe po zhvillohen mirë në vitet e fundit. Pas shpërthimit të COVID-19, Kina dhe Koreja e Jugut e kanë ndihmuar njëra-tjetrën dhe janë bashkuar në luftën kundër epidemisë. “Unë e vlerësoj lart zhvillimin e marrëdhënieve të Kinës me Korenë e Jugut dhe jam i gatshëm të forcoj komunikimin strategjik me presidentin Moon Jae-in për t’i ngritur marrëdhëniet mes të dy vendeve në nivel më të lartë, për të sjellë përfitime për të dy popujt dhe për të dhënë kontribut më të madh për stabilitetin e zhvillimin rajonal,” shprehet Xi në mesazhin e vet të urimit.