Xhaferi: Të respektohet sovraniteti i Ukrainës, pasojat do të reflektohen në plan ekonomik
Shkup, 24 shkurt – Sado që të doket larg, Ukraina nuk është larg dhe pasoja do të reflektohen, jo vetëm në aspektin ushtarak por edhe në planin ekonomik, ndërsa do të reflektohen edhe mbi rajonin dhe më gjerë në kontekst ndërkombëtar, deklaroi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
Xhaferi tregoi se qëndrimi i Kuvendit dhe i Maqedonisë së Veriut është se Ukraina ka sovranitetin e saj territorial dhe duhet të respektohet nga të gjithë.
“Qëndrimi i Kuvendit dhe i shtetit është se Ukraina ka sovranitetin e saj territorial dhe duhet të respektohet nga të gjithë. Edhe pse armiqësitë po përshkallëzohen, dialogu, negociatat dhe bisedimet duhet të kenë përparësi derisa të jenë thithur të gjitha mundësitë. Ukrainës i përket e drejta që të ketë të drejtën për përgjigje të përshtatshme si çdo vend sovran”, tha Xhaferi në një konferencë për shtyp kur u pyet për të komentuar mbi sulmin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.
Ai shtoi se nuk ka dallime ndërmjet qëndrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe botës perëndimore – BE-së, SHBA-së dhe të gjitha forcave që, siç tha, mendojnë se mënyra se si trajtohet Ukraina është e papërshtatshme.
“Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte qëndrimin e tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të zbatojë të njëjtat qëndrime. Situata është ashtu siç është, nuk mund të rrimë duarkryq dhe të presim. Kjo është një çështje veçanërisht për implikimet ekonomike dhe institucionet përkatëse duhet të marrin masat e duhura dhe parandaluese për tejkalimin e ndikimeve të mundshme negative ekonomike”, tha kryetari i Kuvendit.

