Xhaferi: Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë e drejtë themelore e qytetarëve

Shkup, 7 tetor – Mbrojtja e privatësisë dhe e të dhënave personale si e drejtë themelore e përcaktuar në Nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut supozon garanci të mbrojtjes nga cenimi i integritetit personal dhe mbrojtje edhe e të drejtave tjera njerëzore dhe lirive fondamentale gjatë grumbullimit, përpunimit dhe përdorimit të të dhënave personale, vlerëson kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Të njëjtat janë segment i obligueshëm i funksionimit të përditshëm të gjitha institucioneve në nivelin qendror dhe lokal, që do të thotë se duhet të ketë vëmendje e veçantë gjatë realizimit të këtyre proceseve. Pikërisht në këtë pjesë, organet nacionale për mbrojtjen e të dhënave personale, si të specializuara në fushën luajnë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Mirëpo, për të qenë tërësisht të përgatitur dhe konsekuent ndaj pritjeve prej tyre, Agjencia dhe natyrisht shërbimi që është motori lëvizës i Agjencisë, është e domosdoshme të kenë përgatitje profesionale dhe mbështetje ligjore në çdo segment të veprimit të vet. Kështu do të krijojnë për vete perceptim i cili krijon besim edhe te qytetarët në raport me punën e tyre. Për arsye se, privatësia është e shenjtë, privatësia është e drejtë themelore dhe me të vërtetë nevojitet të mbahet llogari në drejtim të respektimit të të njëjtës, e përsëri mundësimit të funksionimit normal të elementeve të inkuadruara në këtë proces” tha Xhaferi në ngjarjen përfundimtare nga Tuining-Projekti i BE-së “Mbështetje në zbatimin e kornizës së modernizuar juridike për mbrojtjen e të dhënave personale” .

Ai me këtë frast shtoi se me rëndësi është të merret parasysh se jo të gjithë qytetarët janë plotësisht të informuar për atë se cilat informacione janë të karakterit publik e cilat privat.

“Me rëndësi është të jenë të informuar për atë se cilat të dhëna personale guxojnë t’ua kërkojnë dhe kush krejt guxon t’ua kërkojë. Në pajtim me paraprakisht të shprehurën, qartë është se duhet të punohet shumë në drejtim të edukimit të qytetarëve për të drejtat dhe obligimet e tyre dhe në përgjithësi ngritjen e ndërgjegjes publike për këtë çështje. Unë jam i bindur se të gjithë ne në çaste të caktuara, pa e menduar mirë dhe pa i ditur mirë pasojat për ne dhe për privatësinë tonë, na ndodh që vullnetarisht dhe pa presion të japim të dhëna të rëndësishme pa i menduar pasojat, vetëm për të çuar deri në fund kërkesën tonë”, tha kryetari i Kuvendit..

Prandaj, shtoi ai, është me rëndësi të jashtëzakonshme të ndiqet mënyra e përpunimit dhe procedimit të tyre të mëtejshëm, qoftë në bazë vullnetare apo në mënyrë të automatizuar.

“Baza nismëtare duhet të jetë respektimi konsekuent i Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale i vitit 2020, i cili është i harmonizuar me rregullativën evropiane në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale të personave fizikë në drejtim të përpunimit të të dhënave të tyre personale, qarkullimit të lirshëm të dhënave të atilla dhe për abrogimin e Rregullativës së përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave. Akoma më i rëndësishëm është ndërtimi dhe përforcimi i kapaciteteve për punë me të dhënat e atilla. Këtu i kam ndërmend të gjitha palët e prekura si kontrollues/përpunues dhe subjekte të të dhënave personale. Besoj se qëllimet kryesore të projektit për përmirësimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe mbrojtjen e privatësisë përmes përpilimit të manualëve dhe procedurave relevante dhe punëtorive të realizuara me të punësuarit janë përmbushur dhe në të ardhme do të mund të presim rezultate pozitive në këtë sferë të ndjeshme. Kjo do të thotë zbatim më të mirë të rregullave dhe ligjit në fuqi nga ana e kapaciteteve njerëzore profesionale dhe të përgatitura për zbatimin e këtyre dispozitave ligjore”, u shpreh Xhaferi.

Ai u përqëndrua edhe në një komponentë të rëndësishme për këtë çështje, dhe kjo është pavarësia dhe autonomia politike, financiare dhe funksionale e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

“Ajo është themeluar me ligj dhe për të njëjtën duhet të krijohen kushte që të mund të funksionojë në mënyrë efikase dhe efektive. Ajo pavarësi është e domosdoshme që të mundet Agjencia ti kryejë kompetencat, detyrat, autorizimet dhe përgjegjësitë e veta, të cilat tani janë zgjeruar dhe për të cilat kuptohet se duhet të mbështetet edhe me numër të mjaftueshëm të ushtruesve ekspertë dhe profesionalë. Me këtë rast, ushtruesit të mbajnë llogari që mos i keqpërdorin autorizimet dhe statusin që e ka Agjencia dhe vetë ato si të punësuar dhe mos udhëhiqen nga interesat personale, afariste dhe financiare por në çdo veprim të vetin të ruajnë autoritetin e Agjencisë dhe natyrisht integritetin e vet personal. Unë jam i bindur se në rast se të gjithë ne e japim kontributin tonë personal në segmentin e vet të veprimit, edhe Agjencia, mirëpo edhe qytetarët tanë do të jenë më të kënaqur dhe do të kenë besim më të madh në shtetin dhe institucionet shtetërore”, tha në fund kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në fjalimin e tij.