Xhafaj takon ambasadoren Huber: Bashkëpunim për konsolidimin e praktikave demokratike

Kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj zhvilloi sot një takim pune me Ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri Ruth Huber.

Takimi u zhvillua në kuadër të mbështetjes që Ambasada Zvicerane ofron përmes projektit PACEP II, me fokus forcimin e kapaciteteve të mbikëqyrjes parlamentare.

Gjatë takimit, Ambasadorja Huber u njoh në mënyrë të detajuar me fushën e përgjegjësisë së Komisionit, veprimtarinë e deritanishme, si dhe me planin e punës dhe draft-kalendarin e procesit të mbikëqyrjes parlamentare.

Në diskutime u evidentua roli thelbësor i Komisionit në trajtimin e tri dimensioneve kryesore të veprimtarisë së tij: nismat qytetare, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ushtrimin e funksionit mbikëqyrës parlamentar, si mekanizma të rëndësishëm për garantimin e transparencës, llogaridhënies dhe forcimit të shtetit të së drejtës.

Ambasadorja zvicerane Ruth Huber, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me Kuvendin e Shqipërisë, shprehu gatishmërinë për vijimin dhe thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi me Komisionin, në funksion të konsolidimit të praktikave demokratike dhe rritjes së efektivitetit të kontrollit parlamentar mbi institucionet publike.

Leave a Reply