Xavi do të vazhdojë revolucionin te Barcelona – ka shtatë emra në listën e transferimeve
Barcelona është duke u përgatitur që në verë të vazhdojë me revolucionin në skuadër.
Përderisa në janar bënë disa transferime me Xavin në krye të skuadrës, rezultatet efikase u kanë munguar.
Por, në afatin kalimtar veror, Blaugranasit po synojnë t’i bëjnë disa transferime dhe tashmë kanë në listë disa lojtarë.
Në edicionin e sotëm, gazeta Sport thekson se janë shtatë nënshkrime që bordi drejtues dëshiron t’i mbyllë: një portier, një qendërmbrojtës, një mesfushor me një profil më fizik dhe dy sulmues.
Sa i përket identitetit të lojtarëve që do të mbulojnë këto pozicione, gazeta thekson se ata janë portieri Inaki Pena (aktualisht i huazuar te Galatasaray), mbrojtësi Andreas Christensen (Chelsea) dhe mesfushori Franck Kessie (AC Milan) që kanë më shumë opsione për të zbritur në Camp Nou. Për sulmin, janë Robert Lewandowski (Bayern Munich) dhe braziliani Raphinha (Leeds United) që tingëllojnë më fort, por ka shtigje të tjera të hapura.
Së fundi, lista është ende shumë e gjerë dhe përfshin kandidatë të pothuajse të gjitha llojeve. Cesar Azpilicueta (Chelsea), Javi Galan (Celta de Vigo), Alex Telles (Manchester United), Alejandro Grimaldo (Benfica), Nicolas Tagliafico (Ajax), Alex Moreno (Real Betis).