Warriors në Shtëpinë e Bardhë

Kampionet e NBA për vitin 2022 Golden State u priten nga presidenti Joe Biden dhe Zv/Presidentja Harris

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Zëvendës/Presidentja Kamala Harris pritën në “Shtëpinë e Bardhë” kampionët e NBA-së për vitin 2022 Golden State Uariors. Basketbollistët u dhuruan atyre fanellat e ekipit.

Harris, e cila është nga “Bei Area” dhe më parë ka pasur funksionin e senatores në Kaliforni, tha se ishte mjaft e emocionuar për vizitën e skuadrës nga San Francisko.

Presidenti Biden vlerësoi ekipin, ndërsa u ndal edhe te situata e vështirë që shteti i Kalifornisë po kalon

“Ne të gjithë jemi duke monitoruar nga afër stuhitë, përmbytjet, rrëshqitjet e dheut në të gjithë Kaliforninë. Amerika është një! Njerëz, e di që ekipi që po nderojmë sot e kupton se çfarë duhet për të punuar së bashku. Më lejoni të them se ekipi i Golden State është gjithmonë i mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Biden.

Qershorin e shkuar, Uariors mundën 103-90 Boston Selltiks në ndeshjen e gjashtë, duke fituar titullin kampion për herë të katërt në tetë sezone, e gjithashtu duke përforcuar pozicionin si një ndër ekipet më të forta të NBA.

Ylli i Uariors, Stepen Kjuri falënderoi krerët e shteti amerikan për pritjen

“Ju falënderoj për mikpritjen! Jemi një ekip dhe i bëjmë gjërat bashkë! Dhe ta festojmë titullin kampion me ju këtu, do të thotë shumë për ne! Që ta sjellim trofeun këtu! Do të thotë shumë!”, ka thënë Stephen Curry.

Kjuri fitoi titullin e katërt kampion të NBA dhe u shpall për herë të parë, “Lojtari më i mirë i kampionatit”.