Vulin: Do të qëndrojmë në Maqedoni aq sa ka nevojë

Shkup, 6 gusht – Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se ekipi serb do të qëndrojë në Maqedoni për të ndihmuar me zjarret aq sa ka nevojë, informon Zhurnal.

Nga Serbia kanë ardhur katër helikopterë.

“Pjesëtarët e Sektorit për Gjendje të Jashtzakonshme të MPB-së për momentin janë angazhuar në ndihmë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të shuajnë zjarrin. Katër helikopterë dhe 16 anëtarë tanë janë angazhuar atje. Do të ngelim aq sa ka nevojë që të ndihmojmë qytetarët e RMV-së”, tha Vulin.

Ai tha se është shumë i brengosur për numrin e madh të zjarreve edhe në Serbi, më sakt në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut, dhe dyshon se shumica prej tyre po shkaktohen qëllimisht.

“Kur për më pak se dy orë keni 40 zjarre në lokacione të ndryshme, atëherë duhet të brengoseni dhe të mendoni nëse e gjithë kjo është për shkaqe natyrore”, tha Vulin.//Zhurnal.mk