Vuçiq: Në Maqedoni dhe Serbi po bie entuziazmi për hyrje në BE
Beograd, 20 janar – Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një deklaratë për RTS ka thënë se në rajon po bie entuziazmi për hyrje në Bashkimin Evropian, veçanërisht në Serbi dhe Maqedoni. Arsyet për këtë siç thotë, janë përshkak kërkesave politike, informon Zhurnal.
“Gjithsesi, këtë e thonin të gjithë përfaqësuesit e vendeve, plus përfaqësuesi i institucionit të përkohshëm në Prishtinë, dhe kjo është më se e qartë se ekziston rënie të entuziazmit për hyrje në BE për vendet e rajonit, veçanërisht për Maqedoninë dhe Serbinë. Kjo para se gjithash është përshkak kërkesave politike që vijnë, e kanë të bëjnë me çështjet nacionale dhe teritoriale”, thotë Vuçiq./Zhurnal.mk