Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Beograd, 3 gusht – Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia është e gatshme t’i dërgojë helikopterët e saj të zjarrfikësve nëse Shkupi e sheh të nevojshme, gjë që është parashikuar në kuadër të nismës Ballkani i Hapur, dhe se nuk është i interesojnë se çka mendojnë individë në Perëndim për këtë nismë, nëse është e mirë për Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe për mirëqenien e qytetarëve tanë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Nëse ka nevojë për të ndihmuar Shkupin në shuarjen e zjarreve, ne tashmë kemi marrë një vendim dhe kemi rënë dakord për helikopterët tanë për shuarjen e zjarreve, sepse ato mund të mbajnë 1.200 litra ujë, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve. Shpresoj se situata është shumë më mirë tani”, tha Vuçiq pasi vizitoi punimet përfundimtare për rindërtimin dhe ndërtimin e Qendrës Klinike të Serbisë në Beograd.

Vuçiq e deklaroi këtë në përgjigje të pyetjes nëse ka reagime nga vendet më të fuqishme perëndimore ndaj nismës për Ballkanin e Hapur dhe çfarë i tha ai për këtë nismë Sekretarit gjerman të Shtetit, Migel Berger, i cili gjithashtu vizitoi Beogradin, Prishtinën dhe Sarajevën.

Ai theksoi se këto janë vlera politike dhe ekonomike që kontribuojnë në rritjen e secilit prej vendeve tona dhe se janë nënshkruar marrëveshje të mira.

Vuçiq potencoi se është e rëndësishme se çfarë mendojnë disa njerëz në Perëndim, por që është edhe më e rëndësishme ajo që ne mendojmë dhe bëjmë dhe se është në të mirë të qytetarëve tanë.