Vritet një adoleshent ukrainas nga sulmet ruse me raketa në Odesa

Zyrtarët ukrainas kanë raportuar se një adoleshent 15-vjeçar është vrarë nga sulmet me raketa që goditën një kishë dhe një ndërtesë banimi në Odesa.

Një fëmijë i dytë u dërgua në spital pasi ndërtesa ku ndodhej së bashku me katër persona të tjerë u godit, raporton skynews.

Shpërthimi raportohet gjithashtu se ka dëmtuar dritaret, muret dhe çatinë e kishës ortodokse.

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, i cituar nga mediat, tha se kishte të vdekur dhe të plagosur të tjerë.

Odesa është një qytet port në Ukrainën jugore dhe shihet si strategjikisht i rëndësishëm për forcat ruse.