Vrau nënën me sëpatë, paraburgim për një banor të fshatit Sellcë të Tetovës
Shkup, 9 prill – Prokuroria Publike Themelore – Tetovë solli urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një banori 45-vjeçar në fshatin Sellcë, i cili gjatë dhunës në familje, me paramendim e ka vrarë nënën e tij.
Me propozim të prokurorit publik kompetent, gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Tetovë personit të dyshuar i caktoi masën paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Siç informoi PP dje, në oborrin e shtëpisë familjare në të cilën ka jetuar, i dyshuari, pa asnjë shkas, e ka sulmuar viktimën duke i shkaktuar goditje vdekjeprurëse me sëpatë.
“Me këtë veprim ai ka kryer vepër penale “vrasje” të nenit 123 paragrafi 2 pika 2 e Kodit Penal”, shtohet në kumtesë.

