Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime

Shkup, 21 maj – Në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6, persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe të burgosur, sot votojnë para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime.

Rivotimi do të bëhet në vendvotimet 2101 në Zhelinë, 1194 në Krushevë, 1202 gjithashtu në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 në Dollnen, 1470/1 gjithashtu në Dollneni, si dhe në 1844 në Strugë.

Të drejtë vote në këto qendra votimi kanë gjithsej 4521 votues. Në vendvotimin 2101 në Zhelinë të drejtë vote kanë 993 votues, në vendvotimin 1194 në Krushevë të drejtë vote kanë 470 votues, në 1202 gjithashtu në Krushevë 298, në 1272 në Ohër 712, në Dollnen në vendvotimin 1470 – 659, ndërsa në 1470/1 – 634 dhe në vendvotimin 1844 në Strugë 755 votues.

Sot votojnë të sëmurit dhe të pafuqishmit, perstonat që vuajnë dënim me burg, si dhe personat e sistemuar në shtëpitë për kujdes jashtëfamiljar. Katër të sëmurë dhe të pafuqishëm janë paraqitur që të votojnë në vendvotimin 2101 në Zhelinë, 20 në vendvotimin 1194 në Krushevë, tetë në 1202 në Krushevë, dy në vendvotimin 1272 në Ohër, shtatë në vendvotimin 1470 në Dollnen, dy në 1470/1 gjithashtu në Dollnen dhe katër të sëmurë dhe të pafuqishëm në vendvotimin 1844 në Strugë.

Gjithsej pesë persona të cilët janë duke vuajtur dënimin me burg, mund të votojnë në burgjet në Prilep dhe Shkup ndërsa dy persona do të mund të votojnë në shtëpitë e të moshuarve në Manastir dhe Karposh.

Агенцијата за аудио и аудиовизуелни медиумски услуги (АВМУ), на денешната седница донесе заклучок со кој регионални и локални ТВ станици – Медиум за 2022 година се ослободени од 50 проценти о

Për shkak të përsëritjes së votimit për zgjedhjet parlamentare 2024 në shtatë vendvotime në Njësitë zgjedhore 5 dhe 6, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) dje njoftoi transmetuesit nacionalë dhe transmetuesit që transmetojnë program në zonën e Ohrit, Krushevës, Strugës, Dollnenit dhe Zhelinës se për ata vlejnë obligimet për heshtje zgjedhore, e cila fillon nga sonte në mesnatë dhe do të zgjasë deri në orën 19 të datës 22 maj 2024.

Gjatë kohës së heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha format e përfaqësimit zgjedhor mediatik të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Sipas Kodit Zgjedhor, për shkelje të heshtjes zgjedhore llogaritet transmetimi i çdo informacioni, fotografie, materialeve audio dhe audioviziuele që lidhen ose në të cilat marrin pjesë pjesëmarrës në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që është i hapur ose i fshehur në funksion të fushatës së dikujt dhe mund të ndikojnë në vendimin e zgjedhësve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjektit politik dhe/ose individë të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e votimit; si dhe deklarata nga kandidatët në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartësit e funksioneve në organet qeveritare.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka anuluar votimin në këto shtatë vendvotime, ndërsa vendimin e ka konfirmuar edhe Gjykata Administrative duke theksuar se paditë e “Frontit Evropian” të udhëhequra nga BDI-ja janë të pabazuara. KSHZ-ja i ka ndryshuar gjithashtu edhe anëtarët e këshillave zgjedhorë në këto vendvotime.

Për shkak të këtij vendimi të Gjykatës Administrative dhe të KSHZ-së, BDI-ja ka akuzuar se po bëhet inxhinieri zgjedhore për t’i hequr partisë dy mandate të fituara parlamentare. LSDM dhe VMRO-DPMNE shpresojnë se nëse ndryshohen rezultatet e votimit në këto shtatë vendvotime, do të marrin edhe një mandat në Kuvend.