Vonesa të gjata për ekzaminime mjekësore/ Pushteti të stimulojë mjekët e rinj

Shkup, 14 Gusht – Gjithçka është në lojë por më së shumti fati, që mjeku i familjes të caktojë një takim me një specialist. Ndonëse prej disa muajsh departamentet e nivelit të mesëm funksionojnë si përpara koronës, pacientët e kanë të vështirë të marrin shancin  për t’u ekzaminuar me shpenzimet e shtetit.

Mjekët amë thonë se është e vështirë të caktohet termin në spital. Ky problem është aktual prej vitesh, që nga koha kur u fut në përdorim aplikacioni  “Termini im”. Thonë se shkaku kryesor, është mungesa e mjekëve specialist që ngarkon me punë ata pak mjekë që kanë mbetur, sidomos kur meret parasyh edhe fakti se tani jemi në sezon pushimesh.

Probleme të theksuara kane spitalet nga brendia e vendit të cilët kanë vështirësi për të caktuar termine ekzaminuese specialistike për pacientët që kanë nevojë për trajtim në spitalet e Shkupit.  

“Kohët e fundit vërehet një ngecje në këtë aspekt dhe nga pjesa e mjekëve amë janë të ngarkuar me punë  me rritjen e numrit të kovid 19 poashtu dhe specialistët është një fakt tjetër që janë shumë të ngarkuar me pacintë duke pasur parasysh edhe numrin shumë të vogël të speciаlistëve. Gjitha udhëzimet  disa vite me rradhë bëhen nëpërmjet sistemit “Termini im”, kështu që patjetër të kalojnë nëpërmjet atij sistemi. Problemi kryesor është mungesa e mjekëve për fatin e keq mungojnë gjitha elementet e mjeksisë, specialistët, mjekët amë, personel mjekësor përgjithësi” – tha mjeku amë nga Gostivari, Ali Zendeli.

“Ne s’kemi asnjë problem me termine sa i përket Dibrës, mirëpo në rast se duam të kërkojmë termine në Shkup ose në vende të tjera atëherë jemi shumë të kufizuar. Terminet janë të zëna, ndonjëherë mund të kërkojmë me terminet e shpejta apo raste urgjente, mirëpo duhet të japim një raport shumë të mirë se përse e dërgojmë pacientin në klinik” – deklaroi mjeku amë nga Dibra, Habib Mullai.

Mjekët amë apelojnë  autoritetet për ndërhyrje sidomos në pjesën e kuadrit deficitar, të stimulohen mjekët e rinj për të  qëndruar dhe punuar në vend, sepse qytetarët përballen edhe me nga  5 muaj pritje për një ekzaminim sekondar.