VMRO: Rritja e pagës prej 30% për disa administratorë është ryshfet parazgjedhor

Shkup, 13 gusht – VMRO-DPMNE akuzon se rritja e pagës së disa administratorëve me 30 për qind është ryshfet parazgjedhor. Sipas opozitës, është e turpshme të japësh një shpërblim të tillë, kur 60 mijë punëtorë humbën punën e tyre.

DEKLARATË

Kuadro të përzgjedhura marrin 30%, me propozimin e LSDM -së dhe të BDI -së, më 5 gusht, një ditë para shpalljes së zgjedhjeve, me vendime të nënshkruara tashmë nga ministrat. Rast i pastër i ryshfetit zgjedhor, i një aksioni të para-dakorduar, i kryer një ditë para shpalljes së zgjedhjeve, derisa Maqedonia ishte në zjarr! Çfarë është kjo nëse jo ryshfet, ryshfet elektoral, për administratorët vazal”, tha Naum Stoilkovski, VMRO – DPMNE.