VMRO: Mbyllja e KAM marketeve goditje për qytetarët

Shkup, 23 mars – Për mbylljen e KAM marketeve ka reaguar edhe opozitarja VMRO-DPMNE e cila në një komunikatë për media thotë se mbyllja e KAM marketeve është një goditje për qytetarët që blejnë më lirë, a fshihet një urdhër politik pas këtij hapi dhe eliminimit të konkurrencës?

Në rrethana të çuditshme mbyllet një nga rrjetet më të mëdha të supermarketeve ku qytetarët blejnë më lirë, thonë nga VMRO.

VMRO-DPMNE njoftojnë se ato paraprakisht kishin paralajmëruar se puna e DAP është e keqdrejtuar dhe e motivuar politikisht.

Qindra vende pune janë vënë në pikëpyetje, ndërkohë që oligarkët në pushtet vazhdojnë të bëjnë para në kurrizin e popullit, thuihet në njoftiimine e VMRO-së.

Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së është e detyruar të përgjigjet nëse pas një hapi të tillë qëndron një urdhër politik dhe eliminimi i konkurrencës së strukturave të afërta me pushtetin?

A është në dijeni Qeveria se mbyllja e KAM marketeve është një goditje për qytetarët që bëjnë pazar më lirë?