VMRO-DPMNE zyrtarisht nisë takimet me “partitë e vogla” për një njësi zgjedhore
Shkup, 31 janar – Partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE, si duket ka arritur të bindë partitë më të vogla parlamentare të cilat janë në koalicion me LSDM-në për të mbajtur takime të përbashkëta, e për të biseduar rreth formimit të një njësie zgjedhore, informon Zhurnal.
Koordinuesi i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski për Fokus ka konfirmuar se sot janë mbajtur takime me kryetarët e Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov dhe me sekretarin gjeneral të VMRO-PP, Ljupço Ballkovski, të dy deputetë.
Ai thotë se për nesër është caktuar takim edhe me PLD-në, dhe me përfaqësues të partive tjera parlamentare, me qëllim që të arrihet marrëveshje lidhur me këtë çështje.//Zhurnal.mk

