VMRO-DPMNE: Qeveria është vonuar me fushatën e vaksinimit

Shkup, 23 gusht – Pas më shumë se nëntë muajsh ose në fund të vitit të kaluar, kur filloi vaksinimi kundër koronës në të gjitha vendet, në Maqedoni asgjë nuk ishte në dukje, as vaksinat, as mënyra për të stimuluar qytetarët që të vaksinoheshin. Tani, më shumë se dhjetë muaj pas kësaj, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe vendosën të organizojnë një fushatë për të inkurajuar qytetarët që të vaksinohen, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së për konferencën e sotme për shtyp të kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit Venko Filipçe për të filluar një fushatë për vaksinimin.

Sipas tyre, Filipçe dhe Zaev, nëse duan të motivojnë qytetarët, ka një milion mënyra për ta bërë këtë.

“Për shkak të paaftësisë së tyre, ndodhi një valë e katërt. Për shkak të paaftësisë së tyre, sistemi shëndetësor nuk është organizuar për asnjë valë që nga fillimi i pandemisë. Për shkak të paaftësisë së tyre, numri i vdekjeve është rritur në 6,000”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Për të parandaluar humbjen e jetëve të njerëzve, për të rikthyer buzëqeshjet në fytyrat tona, për të çlodhur mjekët, infermierët, për të shkuar përsëri në ngjarje kulturore dhe gara sportive, për të sjellë jetën në normalitet. Këto janë vetëm disa nga mesazhet nga fushata qeveritare “Vaksinoni” që filloi sot dhe do të zgjasë në muajt e ardhshëm.