VMRO-DPMNE: Po lëmë pas një vit plot me skandale të Qeverisë

Shkup, 29 dhjetor – Qeveria e Kovaçevskit dhe Ahmetit prapa vetes po lënë një vit me 365 skandale. Populli dhe biznesi po varfërohen, ndërsa funksionarët e korruptuar i mbushën xhepat e tyre. Kështu thuhet mes tjerash në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së drejtuar pushtetit, informon Zhurnal.

Sipas tyre, gjysmë milion qytetarë jetojnë në varfëri. Të punësuarit në postat e Maqedonisë, prodhuesit e orizit, dhe të punësuar në kompani tjera nuk arritën të paguajnë mundin, por për këtë drejtoria për libra amë ka dhënë tender për digjitalizimin e kompanisë e formuar pak para shpalljes së furnizimit publik.

“Ky ishte vit që e shënoi keqpërdorimet e detyrës zyrtare dhe keqpërdorimi i parave popullore. E kështu mësuam se gen-seku i Qeverisë Muhamed Zekiri po ngarkohet për dëmtim të buxhetit shtetëror në vlerë prej thuajse një milion euro për studim fizibiliti për privatizimin e postës. Për këtë rast, hetimi nuk u zgjerua të shihet se kush nga përfaqësuesit e Zekirit ka marë pjesë në këtë vepër, gjegjësisht nëse Zaev apo ministrat tjerë e kanë nxitur veprën”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

VMRO-DPMNE nuk harroi të përmendë dhe kushtëzimet e Bullgarisë, me çka sipas tyre, Maqedonia ishte e detyruar të ndryshojë librat, ngjarjet dhe figurat kombëtare.

“Ky pushtet kriminogjen planifikon të vazhdojë sikur deri tani. Kjo duhet të ndalojë. Maqedonia mundet dhe patjetër duhet të ketë Qeveri të re e cila do të punojë në interes të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së.//Zhurnal.mk