VMRO-DPMNE nesër do t’i bëjë publike kandidatët për kryetar komunash

Shkup, 15 gusht – VMRO-DPMNE nesër do t’i bëjë publike kandidatët deri tani të konfirmuar për kryetar komunash në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Lideri i partisë, Hristijan Mickoski pasditen e sotme në Fejsbuk shkroi se këto kandidatë janë konfirmuar në mbledhjen e sotme të Komitetit qendror të partisë.

“VMRO-DPMNE në këto zgjedhje vepron me shumë personalitete, me energji të re, vizion të ri për zhvillim, zgjidhje të më shumë problemeve. Më e mira po vjen. Dhe në fund, këto zgjedhje janë më shumë se lokale, këto janë punë për vendim se çfarë komune dhe të ardhme dëshironi dhe në çfarë vendi dëshironi të rriten fëmijët tuaj. VMRO-DPMNE shkon në fitore bindëse, në kthesë historike, ndryshime, fillim të ri dhe dëshmi në vepër se ka dallim”, ka shkruar Mickoski.