VMRO-DPMNE: Milioneri Kovaçevski gëzohet me pagën minimale dhe bën thirrje për kthim në vendlindje

Shkup, 10 shkurt – VMRO-DPMNE përmes një komunikate për media, kanë hedhur akuza ndaj kryeministrit të vendit Dimitar Kovaçevski, për të cilin thonë se po tallet me qytetarët me pagën minimale duke thënë se të rinjtë duhet të kthehen në vendin tonë sepse jeta këtu është qumësht e mjaltë, transmeton Zhurnal.

Sipas tyre, kur ekonomia është shpallur si e katërta më e varfëra në Europë, gjysmë milion njerëz jetojnë me nga 100 denarë në ditë, Kovaçevski dhe LSDM lavdërohen me rritjen e pagës minimale.

“Milioneri Kovaçevski nuk mund të kuptojë nevojat e popullit kur në llogarinë e tij ka disa milionë denarë. Tre banesa, Passat dhe Polo, depozite në denarë dhe deviza, aksione dhe shumë gjëra tjera, kjo është gjendja e pasurisë së Kovaçevskit. Si pasuri personale, pasuri e partnerit apo pasuri e fëmijëve të piunit Kovaçevski posedon depozit në denarë prej 3,8 milion denarë, depozit 2,6 milion denarë, depozit në denarë prej 1,5 milion, 1,46 milion denarë, depozit 1,47 milion denarë, depozit prej 24 mijë eurove, depozit prej 26 mijë eurove si dhe disa depozite tjera.

Paga minimale asnjëherë nuk është e mjaftueshme për ët jetuar mirë. Nevojitet rritje e standardit dhe rritje e gjithë ekonomisë”, shtojnë nga VMRO-DPMNE.//Zhurnal.mk