VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI duan ta shpërblejnë Joveskin përshkak se u’a mbuloi krimet

Shkup, 16 mars – VMRO-DPMNE i bën thirrje BDI-së dhe LSDM-së publikisht të tregojnë nëse po e përgatitin Ljubomir Joveskin për gjykatës kushtetues.

Nga VMRO konsiderojnë se shkelja e dhunshme e procedurave në Kuvend në komisionin për zgjedhje dhe emërime është me qëllim që si gjykatës i ri kushtetues të emërohet pikërisht Ljubomir Joveski, transmeton Zhurnal.

“A është e vërtetë se pas shkeljes së dhunshme të procedurave në Kuvend dhe në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime është vetëm me qëllim që një nga emrat e gjykatësve kushtetues të jetë pikërisht Ljubomir Joveski?

A është merita kryesore e Joveskit mbulimi i krimeve të qeverisë aktuale dhe proceset politike dhe kurthet kundër VMRO-DPMNE-së?

A është e vërtetë se ky funksion i është premtuar nga ana e njerëzve të parë nga LSDM-BDI dhe a është ky çmimi për të gjitha heshtjet për krimet e pushtetit?”, pyet VMRO-DPMNE./Zhurnal.mk