VMRO-DPMNE: Duhet respektuar edhe mendimi atyre që janë kundër vaksinimit
Shkup, 9 gusht – VMRO-DPMNE-ja opozitare përsëri ka komentuar veprimet e Qeverisë. Sa i përket masave të fundit të propozuara kundër përhapjes së Covid, nga VMRO konsiderojnë se janë të vonshme dhe aspak efikase.
Sipas VMRO-DPMNE-së, Zaev e Filipçe tani meren me pasojat e koronës përshkak se imunizimi nuk ka filluar në kohë, informon Zhurnal.
VMRO-DPMNE bën thirrje prë vaksinim por siç shprehen, duhet respektuar edhe mendimi i të tjerëve të cilët e kundërshtojnë atë, dhe nuk duhet kufizuar liria e tyre e zgjedhjes.
“Pakoja e masave kundër KOVID është e vonuar dhe joefikase. Si qeveria, ashtu edhe masat kundër KOVID, joefikase dhe diskriminuese
Tani Zaevi dhe Filipçe merren me pasojat e koronës, ndërsa shkaqet për këtë sot është injorimi i plotë i problemit dhe imunizimi jo në kohë. Gara për provizione, në vend të garës për vaksina kontribuoi që Maqedonia sot të thyejë edhe një rekord dhe ai është në krye të listës së të infektuarve”, shprehen nga VMRO-DPMNE.
VMRO është decid se kriza me koronën nuk duhet të shëndrrohet në luftë për mbjellje të frikës por i vendimeve të arsyeshme të cilat do të japin rezultate. Nuk ka nevojë për dënime, shprehen nga DPMNE.//Zhurnal.mk