VMRO-DPMNE: Artan Grubi po e privatizon ministrinë duke punësuar kushërinjtë e tij (Foto)

Shkup, 29 mars – Artan Grubi po e privatizon ministrinë me të cilën udhëheqë, e në vend që të punësojë persona kompetent, ai punëson familjarë të tij. Kështu akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE përmes komunikatës për media, informon Zhurnal.

“Me vendim të Artan Grubit, më 21.03.2022 në vendin e punës si referent i pavarur për planifikimin strategjik, krijimin e politikave dhe ndjekjeve, është punësuar Sezar Grubi.

Kjo paraqet nepotizëm direkt dhe është në kundërshtim me ligjin për parandalim të korrupsionit.

Në ministrinë ku Artan Grubi është ministër, me nënshkrim të tij punësohet kushëriri i tij?”, akuzojnë nga DPMNE.

NGa kjo parti i bëjnë thirrje Antikorrupsionit që të anulojë vendimin për punësim ndërsa Artan Grubin e akuzojnë se është sinonim i asaj si kryesia e BDI-së i keqpërdorë institucionet për punësimin e njerëzve të afërm.

Nga DPMNE thonë se derisa qytetarët përballen me probleme ekzistenciale, me fatura të larta të rrymës, janë shtrenjtuar çmimet e derivateve, nga ana tjetër LSDM dhe BDI punojnë në interes të tyre./Zhurnal.mk