VMRO-DPMNE: Artan Grubi dhe vëllau i tij duan të përfitojnë qindra mijëra euro nga sport dashësit
Shkup, 28 mars – Nga VMRO-DPMNE-ja sot përmes një komunikate për media kanë pyetur nëse ETC Travel, Agjencion turistik i vëllaut të Artan Grubit, do të profitojë nga aranzhmanet për në Porto për ndeshjen Maqedoni – Portugali?.
Nga VMRO-DPMNE pyesin nëse çarter fluturimi të cilin po e organizon FFM-ja, e kushton 500 euro për person, do të bëhet përmes agjencionit turistik ETC Travel, në pronësi të Veton Grubit, vëlla i Artan Grubit, transmeton Zhurnal.
“Vallë vëllezërit Grubi duan të përfitojnë nga sporti, nga të gjithë këta bashkëqytetarë tanë të cilët duan të mbështesin kombëtare, e këtë patjeter e kanë ta bëjnë përmes fluturimeve çarter që organizohen nga ETC Travel të Grubit?
Mjafton të paraqiten 200 bashkëqytetarë, që vëllezërit Grubi të fitojnë 100,000 euro.
Nëse paraqiten 400, kjo shumë do të shkonte në 200,000.
A nuk i mjafton Grubit që duke mos patur asgjë u bë milioner e tani dëshiron të përfitojë edhe nga euforia sportive dhe gëzimi i qytetarëve për suksesin e reprezentacionit?”, pyesin nga VMRO-DPMNE./Zhurnal.mk

