VLEN mban sot Kongresin e Bashkimit, koalicioni shndërrohet zyrtarisht në parti

Shkup, 09 maj, medial.mk/ – Koalicioni shqiptar VLEN sot do të mbajë Kongresin e Bashkimit, ku pesë subjektet politike që përbëjnë këtë front pritet të bashkohen zyrtarisht në një parti të vetme politike.

Nga VLEN bëjnë të ditur se ky proces ka qenë i gjatë dhe i vështirë, i shoqëruar me sfida të shumta, mosbesim dhe presione politike, por sipas tyre, sot po vuloset një etapë e re në skenën politike shqiptare në vend.

Në prag të kongresit, përmes një njoftimi publik, nga koalicioni theksuan se bashkimi i sotëm është përgjigje ndaj të gjitha dyshimeve që kanë ekzistuar rreth funksionimit dhe qëndrueshmërisë së tyre politike.

“Sot, nga partnerë dhe aleatë politikë, po bëhemi një trup i vetëm politik. Nga një ide në të cilën shumëkush dyshonte, VLEN sot bëhet fakt politik”, thuhet në mesazhin e tyre.

Kongresi pritet të mbledhë drejtuesit e subjekteve përbërëse, delegatë, si dhe mysafirë nga rajoni dhe diaspora shqiptare, ndërsa ky zhvillim konsiderohet si një nga momentet më të rëndësishme për rikonfigurimin e kampit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply