Vitor Roque do të largohet në verë, tre klubet që po luftojnë për shërbimet e tij

Barcelona është në dilemë në lidhje me të ardhmen e Vitor Roque nëse do ta mbajë apo do ta lejoj largimin e tij në afatin kalimtar veror.

Sulmuesi brazilian iu bashkua gjigantit katlaunas në afatin kalimtar të dimrit për 40 milionë euro, por nuk është se ka bindur deri më tani.

19-vjeçari ka luajtur në 13 ndeshje mes kampionatit dhe Copa del Rey duke shënuar vetëm dy gola në total në 310 minuta lojë.

Megjithatë Barcelona nuk po e mendon shitjen e tij, por vetëm duan ta huazojnë në mënyrë që Roque të bëj përvojë më të madhe dhe për tu rikthyer në Camp Nou në sezonin 2025/26.

Katalunasit duan ta lënë brazilianin në La Liga, pasi ai do të adaptohej më shumë me futbollin spanjoll.

Tre skuadra tanimë janë në garë për t’i fituar shërbimet e Vitor Roques për një huazim një vjeçar.

Mundo Deportivo ka raportuar se Valencia, Real Sociedad dhe Sevilla janë tre skuadrat që po luftojnë për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian.