Vitin e kaluar në vend u identifikuan 48 viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, mes tyre gjashtë fëmijë
Shkup, 22 shkurt – Në vend vitin e kaluar janë identifikuar 48 viktima të trafikimit me qenie njerëzore, 39 prej tyre nga Tajvani, ndërsa nëntë të tjerët janë fëmijë, tha sot zëvendës Avokati i Popullit Jovan Andonovski në konferencën onlajn për Ditën Evropiane të viktimave të krimit, 22 shkurtin, organizuar nga Instituti i Demokracisë “Societas Civilis”.
Andonovski informoi se nga nëntë viktima të tregtisë me njerëz në vend, tre janë fëmijë nga Shkupi, dy të rritur nga Velesi, një viktimë e moshuar nga Rusia dhe nga një fëmijë nga Kumanova, Kërçova dhe Prilepi.
“Viktimat janë kryesisht femra me përjashtim të një fëmije mashkull. Vendi i shfrytëzimit të këtyre nëntë viktimave janë lokacione të ndryshme në disa qytete të territorit të vendit. Konkretisht, në Shkup një person, një person në rajonin e Shkupit dhe një person në Prilep, Strugë, Veles dhe Gostivar. Gjithashtu gjatë vitit 2021 janë identifikuar dy shtetas tanë të cilët janë shfrytëzuar në Belgjikë dhe BeH. Për sa i përket përfaqësimit gjinor, shumica e viktimave janë gra ose vajza, të cilat më së shpeshti janë viktima të shfrytëzimit të dyfishtë, të kombinuar – shfrytëzimit seksual dhe shfrytëzimit të punës. Në dekadën e kaluar është shënuar dukuri e vazhdueshme e martesave kontraktuale apo të detyruara te fëmijët, e cila vazhdon”, tha Andonovski.
Ai shtoi se Avokati i Popullit në funksion të Raportuesit Kombëtar për Trafikimin e Migracionit të Paligjshëm theksoi se identifikimi proaktiv i viktimave të trafikimit në RMV është sfida kyçe, sepse vetëm viktima e identifikuar mund të fitojë mbrojtje efektive dhe efikase dhe parandalon riviktimizimin e mëtejshëm të tyre.
“Mbrojtja adekuate e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore nënkupton shërbime gjithëpërfshirëse emergjente dhe afatgjata si: akomodimi i sigurt, ndihmë mjekësore dhe juridike, aksesi në arsim, punësimi, rikualifikimi, strehimi”, tha Andonovski.
Ai theksoi se sa i përket formave të shfrytëzimit, shumica e tyre janë shfrytëzim seksual, i cili zakonisht bëhet në restorante dhe klube nate, pastaj shfrytëzimi i punës i cili bëhet përmes punës së detyruar në restorante, e kombinuar me shfrytëzimin seksual dhe shfrytëzimin e punës për nevojat e bujqësisë, blegtorisë dhe përmes lypjes së detyruar, si dhe martesat e detyruara apo konstraktuale si formë shfrytëzimi të cilat kombinohen njëkohësisht me shfrytëzimin seksual dhe atë të punës.
“Lidhur me profilin e viktimave, konstatohet se më së shpeshti bëhet fjalë për fëmijë femra nga kategoritë e cenueshme, të cilat janë bërë viktima të trafikimit të nxitur nga faktorë të ndryshëm social, ekonomikë dhe socialë, si: varfëria, diskriminimi gjinor, dhuna në familje dhe kushte të tjera personale të viktimës, si mosha, shëndeti, nevojat e veçanta etj”, tha ai.
Andonovski rekomandon që të punohet në ngritjen e ndërgjegjësimit publik, gjë që kërkon fushata të vazhdueshme dhe mbulim mediatik dhe informim të qytetarëve përmes rrjeteve sociale, në mënyrë që qytetarët t’i njohin më lehtë skemat e trafikimit të qenieve njerëzore apo imigrimit ilegal.
Sipas tij, është e nevojshme të shtohet puna në terren e të gjitha subjekteve përkatëse për identifikimin proaktiv të viktimave dhe fëmijëve viktima, që mundëson identifikimin në terren, referimin, ndihmën dhe mbështetjen, akomodimin e duhur dhe përfshirjen e tyre në kohë në proceset e riintegrimit.
“Është i nevojshëm angazhimi dhe prania e shtuar e profesionistëve shëndetësorë në identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit/identifikimi paraprak, si dhe një qasje proaktive në identifikimin e rasteve të lypjes së detyruar të fëmijëve si një kategori e cenueshme e trafikimit. Finalizimi i procedurës për themelimin e Ekipit Operativ për Koordinimin dhe Menaxhimin e Rasteve të Tregtisë me Qënie Njerëzore, i cili do të kontribuojë në forcimin dhe koordinimin ndërmjet palëve të përfshira në identifikimin e viktimave të trafikimit”, tha zëvendës Avokati i Popullit.
Drejtoresha Ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Uranija Pirovska, tha se Komiteti nuk punon drejtpërdrejt me viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, por me kategoritë e cenueshme të viktimave të mundshme të trafikimit me qenie njerëzore.
Ajo theksoi se gjatë krizës së refugjatëve Komiteti i Helsinkit ka qenë prezent në terren dhe ka marrë informacione për rastet e emigrantëve të zhdukur në mënyrë misterioze, veçanërisht në pjesën e Tabanovcës për të cilët më vonë jozyrtarisht është marrë vesh se janë bërë viktima të tregtisë me njerëz.
“Për këtë fenomen, nëse më duhet të bëj një pasqyrë se sa ka bërë shteti në aspektin e legjislacionit, institucioneve…, konkluzioni është mesatarisht qëndrojmë mirë në këtë pjesë. Mirëpo, Maqedonia e Veriut në raportin e Departamentit të Shtetit konstatoi se është një vend që nuk i plotëson standardet minimale, që të mund të përballet me këtë fenomen”, vlerësoi Pirovska.
Sipas saj, atyre që u jepet detyra për të zbatuar ligjin, nuk e bëjnë atë në një mënyrë që do të sillte një rezultat pozitiv.
“Ne nuk punojmë drejtpërdrejt me viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, por me ata njerëz që janë viktima të mundshme – gratë, gratë viktima të dhunës në familje, fëmijët romë lypsarë, personat me aftësi të kufizuara, punonjësit e seksit, punëtorët e tekstilit, të gjithë ata me të cilit KH punon për sigurimin e mbrojtjes minimale.
Sipas saj, shteti, pavarësisht se ka të gjitha strukturat e nevojshme për ta bërë këtë, nuk merr parasysh grupet vunerabël që bëhen viktima të trafikimit të qenieve njerëzore dhe se si vend përballemi me fenomenin e mosndëshkimit që ndikon që disa krime dhe fenomene të mbeten në nivelin e paaftësisë për t’u ballafaquar me të.
“Gratë viktima të dhunës seksuale janë viktima të dyfishta, gjyqtarët vendosin menjëherë për dhunën me bazë gjinore, dhunuesi qëndron në shtëpinë e përbashkët, gjë që e bën atë viktimë të shumë krimeve dhe njëri është trafikimi i qenieve njerëzore, sepse vlerësimi i përgjithshëm është se gratë janë në rrezik social për shkak të pozitës së tyre për t’u kujdesur për veten dhe shumë rrallë raportojnë se janë viktima të një krimi të tillë”, tha ajo.
Pirovska është e bindur që jo vetëm të krijohen organe formale, por edhe të përgjigjen për punën për të cilën janë emëruar.
Jasmina Rajkovska, Drejtoreshë Ekzekutive e “Porta e hapur/ La Strada”, tha se organizata ka 20 vjet që punon në fenomenin e luftimit të trafikimit të qenieve njerëzore, në mënyrë që të sigurojë identifikimin e hershëm të viktimave potenciale të trafikimit me qenie njerëzore dhe të ofrojë mbështetje, ndihmë dhe mbrojtje të viktimave të mundshme të trafikimit.
“Kufiri i moshës për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore është ulur, shumica e tyre janë gra, por në vitin e kaluar kanë qenë fëmijë të moshës 12 deri në 18 vjeç, prandaj fokus i veçantë i këtij programi është kontakti i drejtpërdrejtë i fëmijëve me të rinjtë, për edukimin e bashkëmoshatarëve, shpërndarjen e materialeve parandaluese te të rinjtë dhe fëmijët”, tha Rajkovska.