Vitin e kaluar diplomuan 7753 studentë, 12,2% më tepër se në vitin 2020

Shkup, 27 maj – Në vitin 2021 kanë diplomuar 7753 studentë të nivelit universitar në shkollat ​​dhe fakultetet e larta profesionale në vend, që shënon një rritje prej 12,2 për qind në krahasim me vitin 2020, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.

Nga numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar, 6 528, afërsisht 84.2 për qind janë studentë të rregullt, ndërsa 1 225 afërsisht 15.8 % janë studentë me korrespondencë.

Nga të diplomuarit 58 për qind % janë studente.

Nga numri i përgjithshëm i studentëve, 28 për qind kanë diplomuar në afat të caktuar, ndërsa 72 për qind kanë diplomuan pas afatit të paraparë.