Viti shkollor me harxhime të mëdha, prindërit: Rreth 200 euro, për një fëmijë

Muaji shator është koha kur fillon viti shkollor me shumë harxhime për prindërit. Por më të vështirë e kanë ata prindër që kanë nga dy e më shumë fëmijë në shkollë. Ata do të duhet të ndajnë më shumë se 200 euro vetëm për njerin femijë për pajisje shkollore dhe për veshmbathje.

“Nëse fillojmë nga matrialet shkollore kam vajzën në klasë të 3-të, ka nevoj deri 100 euro për përgaditjet fillestare. Përveq mjeteve shkollore ajo duhet edhe veshmbathje por ajo duhet të përgaditet . Në qoftë se edhe mesuesit kerkojnë ndonjë libër fotokopje gjësende tjera deri 150 euro. ndërsa në shkollat e mesme e kam vajzen tjetër për atë më duhet të them 400 euro për fillim të vitit shkollor ndërsa për ato në fakultet duhet me krospodenc 250 euro pastaj vazhdojnë harxhiemet tjera që duhet t’i paguaj gjithë unë.”, u shpreh një prind.

“Përafërsisht 100 euro sepse duhet edhe garderobë përveq çantave shkollore. Po të them të drejten edhe ato nuk janë të mjaftueshëm edhe çdo send është shtrenjtuar.”, tha një prind.

Nga libraria “Koka” thekojnë se çmimet kanë ndryshuar janë më të larta nga koha e pandemisë. Por prindërit kërkojnë matreale kualitative për femijet e tyre.

“Varet se për cilën klasë tani nvaresishtë edhe prej kualiteit. Tek ne konsumatorët shkojnë në variantin më kualitet sidmos për fëmijët nga klasa e parë deri në të katërtën që mos të vijnë më shpesh të blejn tani shkojn në variantin më kualitet. Ndërsa prej klasës se parë deri në të katërtën shkojnë harxhimet deri në 3 mijë denar. Ndërsa për klasat e larta deri në 5000 apo 6 mijë denar. Çmimet e çantave janë nga 700 denar deri në 3 mijë denar. Ka çanta të thjeshta dhe me ortoped dhe që mundë të shfrytëzoj atë çantë deri 4 vite.”, than nga libraria Koka.

Zilja e parë shkollore do të bie më 1 shtator për të gjithë nxënësit e vendit dhe ajo do të përfundojë më 15 qershor, për shkak të pushimit njëjavor pranveror.