Viti 2022 e Luboteni pa ujë të pijshëm, banorët mbushin në çezmën e fshatit
Shkup, 15 Gusht – Në çezmën e fshatit Luboten, banorët dalin për të mbushur ujë të pijshëm, sepse ai që u shkon në shtëpi përmes ujësjellësit, nuk pihet.
“Banorët e Lubetenit tash e disa vite përballen me mungesën e ujit, e sidomos këto ditë të nxehta bëhen edhe më të vështira për ta”.
-Sa kohë ka që po përballeni me mungesën e ujit?
-Me vite.
-Si ia dilni?
-Ja vijmë të mbushim, dy ditë, tre ditë vijmë përsëri. Për larje ujë që vjen nuk është i pastër, por ia dalim me atë.
A keni kërkuar nga komuna që ta zgjidh problemin?
Me vite, edhe na kanë premtuar do bëhet, do bëhet dhe përsëri njëjtë.
-Ujin nuk e kemi mjaftueshëm. Ujin e çezmës duhet ta shikojmë, sepse ne prej këtu marrim ujë gjithë fshati, afër 700 shtëpi.
-A keni bërë kërkesë deri te komuna që ta rregullon problemin me ujin?
Po kemi bërë, me fjalë po a me punë jo.
Në shtëpi a keni ujë?
Kemi ujë të turbullt.
Kryetari i Butelit, Darko Kostovski, i cili mandatin e ka marrë para rreth 9 muajsh, thotë se e ka në plan që problemi me ujë në këtë vendbanim të zgjidhet duke e lidhur me rrjetin e Shkupit.
“Unë si kryetar që në ditën e parë, jam angazhuar që ky problem të kapërcehet për këto dy fshatra Luboten dhe Lubancë, në bashkëpunim me një ambasadë të huaj, mendoj se do të mund të gjejmë fonde për ta tejkaluar këtë problem gjatë mandatit tim. Zgjidhja për të cilën luftoj është që këto dy fshatra të lidhen me ujësjellësin e qytetit.”- deklaroi Darko Kostovski, kryetar i Komunës Së Butelit.
Në çezmën e Lubotenit shpesh krijohen radhë të gjata, për shkak se shumë njerëz nga vendbanime të tjera shkojnë të mbushin ujë për shkak se besojnë se ndihmon në shërimin e disa sëmundjeve.