Visar Ganiu zhvillon takim për tërheqjen e investimeve nga Dubai në komunën e Çairit

Shkup, 17 mars – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot ka realizuar takim pune me përfaqësues të “Neting Institut”, Qanie Selimi dhe Marija Jankullovska, të cilat kanë prezantuar idenë për tërheqjen e fondeve dhe investimeve nga Dubai, transmeton Zhurnal.

Selimi dhe Jankullovska janë projekt menaxhuese ndërsa me Ganiun është diskutuar për mundësitë si biznese nga Dubai mund të investojnë në komunën e Çairit. Ganiu është i gatshëm të pranojë gjithçka që është në interes të qytetarëve dhe mirëqenien e tyre.

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/509284767218097