Visar Ganiu ndanë 26 vendime pune për mësimdhënësit

Shkup, 20 prill – Një lajm i mirë vjen nga komuna e Çairit. Kryetari i kësaj komune Visar Ganiu, sot ka ndarë vendime pune për 26 mësimdhënës të tjerë nga 8 shkolla fillore dhe atë nga shkollat Hasan Prishtina, Liria, Jashar Bej Shkupi, Vasill Gllavinov, Imri Elezi, Ismail Qemali dhe shkolla për të ritur, Makarenko, informon Zhurnal.

Kryetari Ganiu shprehet se gjithmonë ka qenë dhe do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit.

“Forcimi i kapaciteteve kuadrovike është mision i rëndësishëm dhe që padyshim kontribuon në mbarëvajtjen e një procesi cilësorë dhe inovativ edukativo-arsimor. Kur kemi mësimdhënës që ndjekin trendin bashkëkohor të reformimit të arsimit, fëmijët tanë janë në hap me kohën, e ardhmëria jonë është më e sigurt dhe gjithsesi edhe më e ndritur”, shprehet Ganiu.

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/530120308467876