Vinicius Jr vlerësohet lartë për driblimin magjik ndaj Fernandinhos dhe golin ndaj Man Cityt

Vinicius Junior tregoi ritmin e tij shpërthyes për të shënuar golin e dytë të Real Madridit, teksa gjigantët spanjollë u kthyen në lojë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt për herë të dytë.

City kaloi në epërsi të hershme 2-0 në pjesën e parë në Etihad Stadium, pasi Kevin de Bruyne shënoi golin më të shpejtë në një gjysmëfinale në historinë e turneut.

Karim Benzema shënoi golin e tij të 13-të në këtë garë për të ngushtuar rezultatin 2-1 para pjesës së parë, por City përsëri filloi me shpejtësi pas pushimit.

Phil Foden dërgoi epërsinë në 3-1 dhe City pritej ta vazhdonte dominimin dhe ta merrte një fitore të madhe.

Por, Los Blancos arritën të kthehen në lojë me një gol të shënuar nga Viniciur Junior në minutën e 55-të për 3-2.

https://twitter.com/CharanCR7777/status/1519131315618316288?s=20&t=Ysn46bAUhZblBDlQ7_H12w

Vinicius Jr dhuroi magji për të shkurtuar sërish epërsinë, duke treguar ritëm elektrik dhe aftësi të jashtëzakonshme me një driblim ndaj Fernandinhos, para se të shënonte një gol të bukur.

Ky driblim i bukur dhe goli i cili e mbajti Real Madridin në lojë po vlerësohet lartë në rrjetet sociale, me tifozët e ndryshëm që kanë pasur reagime të shumta.