Vijon të rritet numri i viktimave nga sulmet në Chernihiv: 33 të vdekur

Shërbimet e Emergjencës ukrainase thonë se janë të paktën 33 të vrarët nga sulmet ajrore në qytetin e Chernihiv. Më herët, zyrtarët thanë se viktimat ishin 22.

Kërkimet për të mbijetuarit janë pezulluar përkohësisht për shkak të bombardimeve të forta në zonë. Më herët guvernatori i rajonit tha se u goditën dy shkolla, si dhe shtëpi private.