Vidhen 75 GB të dhëna, dyshohet hakerat kanë sulmuar Agjencinë e të Ardhurave italiane

Një sulm hakerash dyshohet se ka goditur Agjencinë e të Ardhurave në Itali.

Sipas asaj që mësohet, një gjë e tillë ka rezultuar nga kontrollet e para të kryera nga ekspertët e IT dhe teknikët e Policisë Postare, edhe pse kontrollet janë ende në vazhdim.

Hakerët e LockBit kanë postuar një seri pamjesh në lidhje me sulmin. Duke i analizuar ato dhe llojin e materialit që do të ishte vjedhur, hetuesit dhe ekspertët supozojnë se profili i një përdoruesi është ‘hakuar’ dhe jo Agjencia e të Ardhurave.

Ndërkohë, po vijojnë hetimet nga Policia e Postës dhe teknikët e IT të Agjencisë së të Ardhurave për të konstatuar nëse Agjencia ka qenë viktimë e një sulmi hakeri me të cilin do të ishin vjedhur rreth 78 gigabajt të dhëna.

Për momentin sipas asaj që mësohet nuk është gjetur asnjë provë, por janë duke u zhvilluar të gjitha hetimet në përfundim të të cilave do t’i dërgohet një kallëzim autoritetit gjyqësor.

Sipas ekspertëve, sulmi do të ishte vepër e LockBit, një grup hakerësh që vepronin në mbarë botën në aktivitetet e ramsonwere dhe që do t’i jepte Agjencisë një ultimatum 5-ditor.

Sipas ‘Sëascan’, qendrës së sigurisë së grupit Tinexta, ishte vetë grupi Lockbit që njoftoi në “rrjetin e errët” se kishte vjedhur 78 gigabajt të dhëna nga Agjencia e të Ardhurave me malware.

Në “rrjetin e errët” ata i kanë nisur ultimatumin për Agjencinë: shpërblimi duhet të paguhet brenda pesë ditëve, përndryshe dokumentet e vjedhura – përfshirë raportet financiare dhe kontratat – do të publikohen.