VIDEO Tabanoc/ 12 policët punonin si shoqatë kriminale, mernin rryshfet për mos-kontrollim

Shkup, 27 dhjetor – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka ngritur kallëzim penal kundër 12 personave dhe atë për shoqatë kriminale, rryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Më datën 26,12,2022 nga ana e repartit për shkatërrim të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sektori për hetime kriminalistike, është ngritur kallëzim penal kudnrë 12 personave dhe atë: I.N(47), A.A(41), N.P(40), D.K(43), V.F(39), H.K(29), M.J(28), F.K(23), F.I(36), A.D(28), J.N(38) të gjithë nga Kumanova, si dhe A.S(24) nga KRatova, të punësuar në stacionin policor për kontrolle kufitare në Tabanoc. Ata dyshohen se kanë kryer vepra penale për shoqërime kriminale, rryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, informon Zhurnal.

Pas njohurive se në vendkalimin kufitar nga ana e një grupe të policëve po kryhen veprime inkriminuese me elemente korruptive dhe në koordinim me prokurorin publik, u kryen disa bastisje në hapësirat zyrtare në kufirin në TAbanoc si dhe në shtëpitë e një pjese të denoncuarve. Pas hetimit për komandantit, zv.komandantit dhe për 10 zyrtarë tjerë policorë, mes të cilëve dhe udhëheqësi n drimit, u siguruan dëshmi materiale për involvimin e tyre në aktivitete kriminale, e gjatë kontrolleve të kryera te personat u gjetën mjete prë të cilat dyshohet se burojnë nga vepra penale përmes rryshfetit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Anëtarët e kësaj grupe kriminale kan ëvepruar në vendklaimin kufitar në Tabanoc nga shtatori i vitit 2020 si shoqatë kriminale, me çka për një shpërblim të caktuar me të holla, me dhurata dhe përfitime të cilat i kan ëmarë nga personat të iclët e kanë kaluar kufirin, në koordinim nuk kanë ndërmarë veprime të cilat është dashur t’i ndërmarin, e me çka kanë përfituar materiale ilegale. Çdo anëtar i ksaë grupe ka patur rolin e vet të saktë, me çka I.N, A.A dhe N.P me vetëdije kanë nxitur policët D.K, V.F, H.K, A,D, F.K dhe F.I të kryejnë vepra penale, duke u mundësuar funksionim më të lehtë, mbrojtje nga kontrollet dhe lehtësime tjera gjatë punës, e për këtë kanë fituar një përqindje gjatë ditës. Te të denoncuarit A.S, J.N dhe M.J gjatë kontrolleve është gjetur një shumë parash të cilën nuk kanë guxuar ta posedojnë gjatë kryerjes së detyrës në kabinën për kontrolle kufitare.

Gjatë kontrolleve edhe në pikën kufitare edhe në shtëpitë e të dyshuarve, gjithsej janë gjetur 16,413 euro, 219,195 denarë, 60 franka gjermane dhe 375 dinarë serbe. Pjesa më e madhe janë gjetur te polici H.K. Gjithashtu është gjetur edhe municion e dhurata tjera.

Pas të gjitha këtyre kontrolleve, janë arrestuar I.N, A.A, N.P, D.K, H,K, V.F, A.S, M.J dhe J.N./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/zhurnal.mk/videos/1214742335800238/