(Video) Dita e parë e punës me sigurim tek dera, restorantet nuk lënë të hyjnë personat e pavaksinuar

Shkup, 16 gusht – Sot në Maqedoni kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër përhapjes së covid virusit.
Kafenetë e restorantet të cilat kanë kapacitet për mbi 30 persona, medoemos duhet të ndalojnë të hyjnë personat të cilët nuk janë vaksinuar.
Për t’u ulur për të pirë një espresso apo një lëng freskues, ju duhet të keni me vete çertifikatën e vaksinimit, së paku një dozë, ose mundet edhe ata që e kanë kaluar virusin së fundmi, jo më vonë se një muaj e gjysmë.
Ekipi i Zhurnal doli në teren për të parë situatën nga afër se si qëndrojnë punët. Në shumicën e kafeneve vërehen zakonisht klientë po aq sa edhe ditëve tjera, ndërsa në disa të tjera tavolinat ishin të zbrazura. Në disa lokale qëndronte person në hyrje, ndërsa në disa të tjera, shërbyesit të pyesnin për çertifikatë pasi të hyni.

Nga ajo që pamë në teren, në disa lokale pranonin edhe pa çertifikatë mirëpo deri në 29 persona. Nëse mbushet numri prej 29 klientëve, edhe po të kesh marë vaksinë nuk mund më të hyni.
Për më tepër ndiqni pamjet nga tereni: