Verstappen: Nuk e shoh vetën duke vozitur deri në moshën 40 vjeç

Max Verstappen, ka treguar se nuk do të garojë në Formula 1 për aq kohë sa disa nga rivalët e tij e bëjnë.

Ndërsa Fernando Alonso është ende yll në sport në moshën 41-vjeçare dhe Lewis Hamilton në 37-vjeç, Verstappen i ka thënë F1 se nuk parashikon një karrierë të gjatë – duke lënë të kuptohet gjithashtu se ai do të konsideronte lëvizjen e tij të ardhshme pas përfundimit të marrëveshjes së tij me Red Bull.

Kontrata aktuale e Verstappen skadon në fund të vitit 2028, kur ai do të jetë 31 vjeç.

“Unë nuk e shoh veten duke vozitur deri në moshën 40 vjeç, sepse dua të bëj edhe gjëra të tjera,” tha Verstappen.

“Po argëtohem shumë me atë që po bëj tani dhe jam ende në F1 për disa vite të tjera… Kam nënshkruar deri në ’28.

Pas kësaj, varet gjithashtu se si po shkon gjithçka, por ndoshta do të përpiqem të bëj disa lloje të ndryshme garash sepse është gjithashtu e rëndësishme të provosh gjëra të ndryshme”, përfundoi ai.

Kujtojmë që Max Verstappen u shpallë kampion bote në Formula 1, ende pa përfunduar të gjitha garat.