Verërat maqedonase dhe produktet bujqësore tradicionale prezantohen në panairin AGRA 2022
Shkup, 20 gusht – Prodhimet tradicionale maqedonase dhe vera maqedonase sot u prezantuan në Panairin Ndërkombëtar AGRA 2022 që mbahet në Slloveni.
Prezantimi u organizua nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndërsa siç informojnë nga atje, vizitorët kanë shprehur kënaqësi me cilësinë dhe shijen e ushqimit dhe verës maqedonase.
Në prezantim ka marrë pjesë edhe ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski së bashku me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe ministren e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit Irena Shinko.
Sivjet, fokusi i panairit është vendosur në Vitin Ndërkombëtar Peshkimit dhe Akuakulturës, Vitin Evropian të Rinisë, Inovacionit dhe Digjitalizimit, e ardhmja e bujqësisë, ndryshimet klimatike dhe burimet ujore, bujqësia organike, ushqimi, përforcimi rural, biodiversiteti, pyjet dhe pemët dhe shëndeti ynë.
“Panairi AGRA paraqet një mundësi për promovimin e një numri të madh të vendeve, rajoneve dhe organizatave, institucioneve afariste dhe profesionale. Në panair njëkohësisht zhvillohen një numër i madh ngjarjesh profesionale, afariste dhe sociale, degustime kulinare, degustime të verërave, konsultime për bujqësi, këshilla për punë të sigurt në pyje, tryeza të rrumbullakëta dhe leksione me tema aktuale, konkurse tematike dhe shumë ngjarje të tjera edukative”, informojnë nga Ministria e Bujqësisë.