Vendimi i Putinit, tronditet Moska: Rusia e pëson keq vetëm pak minuta pas fjalimit të liderit

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ministri i tij i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në paraqitjet e tyre në televizionin shtetëror rus këtë mëngjes, ishin shumë të prirur të theksonin se Rusia do t’i mobilizojë rreptësisht pjesërisht rusët me përvojë ushtarake për t’i çuar në Ukrainë.

Vetëm rezervistët do të thirren, tha Putin.

“Në asnjë rrethanë” nuk do të kërkohet që studentët apo rekrutët të shërbejnë, theksoi Shoigu. Megjithatë, ky njoftim do t’i bëjë rusët shumë nervozë, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

Lajmi tronditës se mobilizimi do të fillojë menjëherë, sot, do të thotë se shumë rusë, veçanërisht profesionistë të rinj, do të mendojnë të largohen nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur.

Tregu i aksioneve ruse pësoi një rënie pas lajmeve dhe ka raporte për rritje të shitjeve të biletave të avionit për t’u larguar nga vendi.