Vendi do t’i pranojë 780 afganë, pjesa më e madhe do të vendosen në periferi të Shkupit

Shkup, 25 gusht – Gjithsej 780 qytetarë të Afganistanit do të sistemohen në vend, kumtoi sot zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Arsovski tha se pjesa më e madhe e afganëve do të sistemohen në periferi të Shkupit.

“Për aq qytetarë Qeveria e ka marrë përsipër të sigurojë akomodim dhe të ndihmojë që më lehtë ta kalojnë këtë periudhë derisa janë këtu për 90 ditë. Lidhur me hotelet, ky është obligim i organizatave ndërkombëtare të cilat i mbulojnë shpenzimet”, theksoi Arsovski.