Vedat Muriqi shuan spekulimet rreth të ardhmes së tij: Do të qëndroj te Lazio

Vedat Muriqi ka qenë njëri nga emrat më të përfolur në shtypin turk me të filluar afati kalimtar veror.

Sulmuesi nga Kosova nuk e kaloi vitin e tij të parë në formë të mirë te Lazio dhe mediat turke raportuan për një rikthim të mundshëm në Stamboll.

Edhe në Itali pati shumë kritika për Muriqin, por sulmuesi kosovar ka vendosur të punojë dhe mos të merret me to.

Me ardhjen e trajnerit Maurizio Sarri kanë ndryshuar gjërat për së miri për prizrenasin, i cili ka shfaqur formë të mirë edhe në ndeshjet parasezonale.

U flit për një rikthim të tij në Fenerbahce, por ka qenë vet Muriqi që ka mohuar një gjë të tillë, duke shuar spekulimet sa i përket të ardhmes.

“Me Fenerbahcen nuk ka asgjë, kështu që me shumë mundësi do të qëndroj te Lazio”, deklaroi Muriqi për Corriere dello Sport.

27-vjeçari edicionin e kaluar zhvilloi 34 ndeshje për Lazion, duke shënuar dy gola e duke dhuruar një asistim.