Vdes në moshën 33-vjeçare aktori i “Heartland”

Aktori, Robert Cormier i njohur më së shumti për rolet në Heartland dhe Slasher të Netflix, ka vdekur në moshën 33-vjeçare.

Cormier vdiq të premten, sipas nekrologjisë së tij, megjithëse nuk u zbuluan detaje rreth shkakut të vdekjes.

Cormier për dy sezonet e fundit luajti Finn në Heartland të CBC , i cili ka transmetuar për 15 sezone në TV kanadez dhe mban rekordin për të qenë drama më e gjatë një orëshe në Kanada.