Vdekja e foshnjës: Taravari konfirmon se foshnja nuk është pranuar për trajtim

Shkup, 6 tetor – Përgjegjësi patjetër të ketë, kështu thoté Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari pér rastin e vdekjes së vajzés 14 muajshe.

I pari i Shëndetësisë e pranon se foshnja nuk është pranuar për trajtim.

“Po, është kthyer për detajet e mëtutjeshme më lejoni që komisioni të konstaton mos prisni që unë të sjell vendime sepse është jo-racionale dhe jo e arsyeshme”

Megjithaté thotë se vendimi final do të jepet nesër.

“Ne si ministri po edhe unë si Ministër i shëndetësisë edhe ditën e djeshme edhe sot në detaje jam i informuar rreth gjithë asaj se çfarë ka ndodhur dhe patjetër të ketë përgjegjësi. Por, mos prisni prej meje sot të sillem si gjykatës dhe të sjell një vendim sepse më duhen detajet më duhen organe kompetente të konstatojnë nëse ka pasur gabim mjekësorë dhe mbas asaj lënda të lëshohet në gjykatë dhe atje të sillet vendimi definitive”