Vazhdon ulja e çmimeve të derivateve, dizeli lirohet për 3 denarë

Çmimet e derivateve nga sonte në mesnatë do të lirohen ndjeshëm.

Benzina BS 95 dhe BS 98 do të lirohet për dy denarë ndërsa dizeli për tre denarë, informon Zhurnal.

Kështu, çmimet e derivateve duke filluar nga sonte në mesnatë do të jenë:

Benzina BS 95 = 91,5 denarë
Benzina BS 98 = 94 denarë
Dizeli = 93 denarë
Vaji ekstra i lehtë = 88 denarë