Vazhdon debati për zgjedhjen e Joveskit si gjykatës kushtetues, por çfarë po debatohet kaq gjatë?

Shkup, 5 tetor – Në Kuvend sot duhet të vazhdojë seanca e Komisonit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, ku diskutohet për kandidaturën për gjykatës kushtetues të prokurorit publik republikan, Lubomir Joveski, të propozuar nga ana e partive në pushtet.

Në seancat e kaluara, anëtarët e këtij Komisioni i kanë përkrahur kandidatët Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil dhe gjyqtarin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender, të dy të propozuar nga LSDM.

Nga gjashtë kandidatët epropozuar për gjyqtarë kushtetues të opozitës VMRO-DPMNE, asnjëri nuk mori mbështetje. Partia propozoi Savo Klimovskin, profesor universitar, Todor Vitlarov, punonjës në Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip, gjyqtarin në pension Branko Sekulovski, Voislav Dimovskin, prokuror publik i fundit nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër dhe gjyqtarin e Gjykatës Administrative, Vesna Jovanovska dhe profesoresha Rodna Zhivkovska .

Gjykata Kushtetuese ka më shumë se një vit që punon me një përbërje jo të plotë. Nga nëntë anëtarët e planifikuar, të katërve u ka skaduar mandati