Vazhdon debati i amendamenteve për ribalancin e Buxhetit

Shkup, 14 korrik – Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet duhet ta vazhdojë debatin e amendamenteve për ribalancin e Buxhetit.

Të premten u shqyrtuan gjithsej 31 amendamente, nga të cilat u pranua vetëm një, të dorëzuar nga deputetët e pushtetit.

Nuk u miratua asnjë amendament nga deputetët e opozitës.