Vazhdoi debati në komision për kandidaturën për gjykatës kushtetues të Lubomir Joveskit

Shkup, 4 tetor – Në Kuvend sot filloi vazhdimi i mbledhjes së Komisionit të Çështjeve të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, në të cilën anëtarët diskutojnë për kandidaturën e gjykatësit kushtetues të prokurorit publik republikan Lubomir Joveski, i propozuar si gjykatës kushtetues nga ana e partive në pushtet.

Gjatë ditëve të kaluara anëtarët e këtij Komisioni dhanë mbështetje për kandidatët Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil dhe për gjykatësin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender, që të dy të propozuar nga LSDM-ja.

Nga gjashtë kandidatët e propozuar për gjykatës kushtetues të VMRO-DPMNE-së opozitare, asnjë nuk mori mbështetje. Partia i propozoi profesorin universitar Savo Klimovski, të punësuarin në Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip, Todor Vitllarov, gjykatësin në pension Branko Sekullovski, prokurorin publik deri pak kohe në Prokurorinë Themelore Publike në Ohër, Voisllav Dimovski, gjykatësen nga Gjykata Administrative Vesna Jovanovska dhe profesoreshën Rodna Zhivkovska.

Gjykata Kushtetuese më shumë se një vit punon në përbërje jo të plotë. Nga nëntë anëtarët e paraparë, katër anëtarëve u ka përfunduar mandati.