Varviciotis: Po përpiqemi të lehtësojmë heqjen e vetos bullgare

Shkup, 1 shkurt – Po përpiqemi të lehtësojmë në heqjen e vetos bullgare ndaj çfarëdo vështirësie që ekziston për momentin për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, deklaroi ministri alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë Miltijadis Varviciotis gjatë kohës së Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Greqisë, por edhe paralelisht tregoi se perspektiva evropiane e vendit nuk është “rrugë e pakthyeshme” dhe çfarëdo ndryshimi eventual i pozicionit për Marrëveshjen e Prespës nga pala e Maqedonisë së Veriut, do të thotë edhe ndryshim nga pala greke, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Varvicioti e informoi Komisionin për ndodhitë e fundit të lidhura me çështjet evropiane, ndërsa foli edhe për rajonin, me çka edhe një herë e shprehi mbështetjen greke për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor edhe i përsëriti pozicionet greke.

“E mbështetim perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Po përpiqemi të lehtësojmë në heqjen e çfarëdo vështirësie që ekziston për shkak të vetos bullgare. Por, rikujtojmë, në çdo mundësi të mundur, se kjo nuk është rrugë e pakthyeshme. Derisa, në rastin e fqinjëve tonë verior vendosin të ndryshojnë pozicionin e tyre në lidhje me zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës, atëherë edhe Greqia do të ndryshoj pozicionin e saj”, tha Varviciotis.

Në këtë kontekst, duke ju përgjigjur vërejtjes së deputetit të SYRIZA-s Janis Burnus se Qeveria greke akoma nuk ka dorëzuar për ratifikim tre memorandumet me Maqedoninë e Veriut, shefi alternativ i diplomacisë greke tha se pozicioni e duhur i Greqisë, duke sqaruar se kjo është “një nga armët diplomatike të vendit”.

Gjatë kohës së seancës së Komisionit, për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe të Maqedonisë së Veriut, diskutoi edhe deputeti Janis Burnus nga opozitarja SYRIZA.